Loredana të enjten publikon këngën e re “Angst”

Loredana të enjten publikon këngën e re “Angst”

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, këtë javë vjen me projekt të ri muzikor.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare, Instagram.

Biondja zbuloi se kënga titullohet “Angst” që në shqip do të thotë “Frikë” dhe pritet të lansohet të enjten pas mesnatës.

“Të enjten 23:59”, ka shkruar ajo krahas imazhit, në të cilin ka etiketuar bashkëpuntorët e përhershëm Miksu dhe Macloud.

Ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë rreth projektit, ky besohet se do të mirëpritet nga publiku marrë parasysh prurjet paraprake që thuajse të gjitha janë shndërruar në hite.

Veç këngëve, 24-vjeçarja së fundmi ka qenë pjesë e evenimentit prestigjioz në Zvicër “Swiss Music Awards”, ku u shpërblye me çmimin “Best Breaking Act”.

Ajo ndër tjerash mbajti një fjalim ku rrëfeu fëmijërinë dhe vështirësitë që ka hasur gjatë jetës.