Leonardo di Caprio i martuar në fshehtësi ?

Leonardo di Caprio i martuar në fshehtësi ?

Një  burim tha se Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone u martuan në  fshehtësi para ndarjes së çmimeve Oscar dhe se ajo tashmë është  shtatzënë!                     

Lajmet u shfaqën së pari në kopertinën e  muajit mars për revistën “OK”. Në këtë resvistë thuhej se çifti ishin  gati për “ata jetuan te lumtur në jetë të jetëve”! Sipas një burimi  Leonardo, 45 vjeç dhe Camila, 22 vjeç, po përgatiten për jetën e tyre së  bashku dhe po planifikojnë të kenë një familje,  transmeton lajmi.net.

Fansat u habitën kur e panë Camila-n në tapetin e kuq me aktorin, si  dhe në Oscar After Party. Dhe që nga ajo kohë shumë prej tyre kanë  filluar të besojnë se të dy ishin martuar.
Një burim i afërt me çiftin shprehet:

‘Leo dhe Camila u martuan fshehurazi pak para ndarjes se çmimeve  Oscar. Ata u përpoqën të ruanin sekretin sa të mundnin, por tani kanë  vendosur që ka ardhur koha që më në fund të japin lajmin e mirë për  miqtë e tyre.’
‘Ekziston një thashethem se Camila është shtatzënë – tha burimi- Camila  dhe Leo të dy duan të jenë prindër dhe kanë lënë të kuptohet se po  përpiqen shumë.’