Shkëlqimi i Messit në shkurt, shpallet futbollisti i muajit në La Liga

Shkëlqimi i Messit në shkurt, shpallet futbollisti i muajit në La Liga

Lionel Messi është shpallur futbollisti më i mirë i muajit shkurt në La Liga.

Ylli argjentinas ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme gjatë muajit të kaluar me Barcelonën.

Messi gjatë muajit shkurt shënoi katër gola me Barcelonën dhe kontribuoi me gjashtë asistime.

Ndeshja më e mirë e argjentinasit në këtë muaj ishte padyshim ajo ndaj Eibarit ku Messi shënoi katër gola.

Gjatë muajit shkurt Barcelona arriti të fitonte katër ndeshjet në La Liga.

Kujtojmë që Messi ka arritur gjatë këtij muaji të dalë edhe në krye të listës së golashënuesve në elitën e futbollit spanjoll me 18 gola.