Gresa Behluli publikon këngën e re kushtuar babait

Gresa Behluli publikon këngën e re kushtuar babait

Këngëtarja e njohur shqiptare Gresa Behluli, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga e saj e re titullohet “Babi jem, babushi jem”, të cilën ajo ia dedikon të atit të saj, Hajrush Behlulit.

Kënga është baladë, muzikën dhe tekstin e së cilës e ka realizuar  kompozitori Ilir Berani, gjersa për orkestrimin është kujdesur Miti  Geci.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe sjell atmosferë edhe nga fëmijëria e këngëtares.

Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë Studio.

Gresa vazhdon të jetë shumë e angazhuar me projekte muzikore e  koncerte të shumta, përkrah nënës së saj, këngëtares së njohur Shkurte  Fejza.