Bebe Rexha në Dubai, e habitshme çfarë po i duket falso atje (Foto)

Vitin 2018, këngëtarja Bebe Rexha e ka nisur me shumë angazhime në muzikë.

Ajo së fundi ka mbajtur një turne disa ditor në Meksikë bashkë me këngëtarin e famshëm, Bruno Mars.

Pas Meksikës, këngëtarja ka udhëtuar në Dubai ku ka një numër të madh fansash edhe në atë vend.

Në rrjete sociale, Bebe ka filmuar ndërtesat gjigante që gjenden në atë vend, e që asaj i dukeshin falso.

Derisa po xhironte, këngëtarja dëgjohet në prapavijë teksa thoshte “Oh Zot, duket falso”.