VIP-at dalin “zbuluar”, aplikacioni i spiunon

Aplikacione nga më të ndryshmit në smartfona shërbejnë për t’i bërë fotot tona që të dalin më të bukura, duke eliminuar defektet në fytyrë, por MakeApp bën të kundërtën.

Aplikacioni më i ri i hedhur në rrjet, analizon të dhënat e fytyrës dhe eliminon pudrën e vendosur në fytyrë, tonin e syve, të kuqin e buzëve e çdo ndryshim që bëhet me kutinë e make up që çdo femër ka në shtëpi.

Nën filtrin e MakeApp kanë kaluar fytyrat e divave të ekraneve dhe revistave botërore, duke nxjerrë në pah edhe defektet që ato mbulojnë me aq kujdes.