A e dini çka i ndodhi Violetë Kukajt?

Ju mund të jeni duke e kërkuar në rrjete sociale, por është e kotë, sepse nuk mund ta gjeni...

Këngëtarja Violetë Kukaj-Retkoceri është ndër të paktat këngëtare që nuk është prezente në rrjet, shkruan “Kosovarja”.

Kjo tërheqje e ngadaltë e këngëtares së mirënjohur po bënë përshtypje dhe nuk ka kaluar pa u diskutuar e pa thashetheme. U tha se është e sëmurë, se është mbuluar, se vdekja e të ëmës e ka pllakosur.
Një është e sigurte dhe e dukshme , ajo nuk është askund dhe nëse ju merr malli mund ta shiheni vetëm në xhirimet e dikurshme, pasi të rejat mungojnë.
Ne rrethin e këngëtarëve thuhet se Violeta i ka rralluar kontaktet me kolegët dhe nuk vërehet interesim i madh nga ana e saj për të qenë aktive.

Një është e sigurtë: Po mungon!