Ylli i muzikës jazz, Manu Dibango vdes nga coronavirusi

Ylli i muzikës jazz, Manu Dibango vdes nga coronavirusi

Një nga muzikantët më të famshëm në Afrikë, saksofonisti Manu Dibango, ka vdekur pasi u diagnostikua me COVID-19.

Dibango – i njohur më shumë për këngën e tij të vitit 1972 “Soul Makossa” – është një nga yjet e parë që ka vdekur nga virusi.

86-vjeçari ka vendosur në muzikën e tij tinguj tradicionalë nga vendlindja- Kameruni.

“Të dashur të afërm, miq të dashur, një zë ngrihet në distancë … Me trishtim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e Manu Dibango, ‘Papy Groove”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Lindur në qytetin Douala në 1933, i cili në atë kohë ishte nën sundimin kolonial francez, karriera muzikore e Dibango shtrihet në më shumë se gjashtë dekada.

Ai punoi me yje të tillë si Ladysmith Black Mambazo të Afrikës së Jugut dhe Herbie Hancock.

Në vitin 2009, saksofonisti ngriti një padi duke pretenduar se Michael Jackson vodhi një pjesë nga kënga e tij, “Soul Makossa”, për dy këngë në albumin më të shitur në botë, “Thriller”.