Metallica shfaqin koncertet e tyre falas në Facebook dhe YouTube për t’i argëtuar publikun në vetë-izolim

Metallica shfaqin koncertet e tyre falas në Facebook dhe YouTube për t’i argëtuar publikun në vetë-izolim

Nëse ditët e mbyllura dhe të kufizuara në shtëpinë ose apartamentin tuaj, ju kanë bërë të ndjeheni pak të plogësht në fillim të javës, grupi Metallica thjesht mund t’ua lehtësojë zgjimin gjatë këtyre ditëve.

Të hënën, grupi i famshëm njoftoi se do të debutonte me një seri të re koncertesh të quajtura “Metallica Mondays” të transmetuara çdo të hënë në mbrëmje në Facebook dhe YouTube, koncerte këto që do të tërhiqeshin nga arkivi i konsiderueshëm i grupit të pamjeve nga koncertet e mbajtura në të kaluarën.

“Duhet të bëni një pushim nga Netflix para se të shikoni të gjithë bibliotekën? Prezantimi i serisë tonë të re të koncerteve: #MetallicaMondays, do të debutojë sonte në kanalin tonë në YouTube dhe në Facebook falas!”, shkroi grupi në një deklaratë në faqen e tyre në rrjetin social Facebook.

Shfaqja e parë nisi në fillim të kësaj jave me një video të koncertit të grupit Metallica në qershor të vitit 2019 në Irlandë, që është akoma në dispozicion në faqet e grupit në Facebook dhe YouTube.

Deri më tani, ‘Metallica Mondays’ duket se ka ecur mirë, duke marrë më shumë se tre milionë shikime të kombinuara nga dy platformat në vetëm dy ditë pas publikimit të koncertit të parë.

Metallica kanë bërë të ditur se do të publikojnë mbi 30 koncerte që ata kanë mbajtur, dhe krejt kjo do të jetë falas në kanalin e tyre YouTube si dhe faqen e tyre të Faceook-ut.