• E mërkurë / Apr-01 04:27
  • Kontakt

Transferimi i Mbappe te Real këtë verë, mision i pamundur

Transferimi i Mbappe te Real këtë verë, mision i pamundur

Prej kohësh është folur se ‘Mbretërit’ do të dërgojnë një ofertë të madhe për lojtarin që ka thyer të gjitha rekordet, por një transferim në verë, duket i pamundur.

“Nuk është sekret që Real Madrid është i interesuar për Mbappe, por transferimi i tij në verë, është mision i pamundur. Real është duke pritur që Mbappe të refuzojë vazhdimin e kontratës me PSG, për të hapur një mundësi transferimi në vitin 2021”, raporton Marca.

Transferimi i Mbappe thuhet se do t’i thyejë të gjitha rekordet, duke tejkaluar edhe atë të Neymar, që për 222 milionë euro nga Barcelona është transferuar te PSG, në vitin 2017.