• E mërkurë / Apr-01 03:30
  • Kontakt

Karriera e Ibras drejt fundit, suedezi po mendon pensionimin

Karriera e Ibras drejt fundit, suedezi po mendon pensionimin

Sipas La Gazzetta dello Sport, 38 vjeçari po peshon opsionet e tij dhe një prej tyre është edhe kalimi në menaxhim, me ndihmën e agjentit të tij, Mino Raiola.

Gazeta shton se Ibrahimovic, i cili raportohet të jetë në Suedi, dëshiron një projekt që e motivon më shumë sesa çdo gjë tjetër të Milan, që më së shumti mund të shpresojë për një kualifikim në Ligën e Evropës.

Milan janë në pozitën e shtatë në Serie A, me 12 pikë pas vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, pozitë e cila mbahet nga Atalanta.

Ibrahimovic iu ribashkua Milanit në dhjetor të vitit 2019, pas largimit nga LA Galaxy.

Gjatë karrierës së tij, suedezi ka luajtur edhe për skuadrat si Barcelona, Inter, Juventus, Ajax dhe Manchester United.