Polici që u mor me rastin e Tupac kërkon arrestimin e Keffe D, i cili ka thënë se e ka vrarë reperin

Polici që u mor me rastin e Tupac kërkon arrestimin e Keffe D, i cili ka thënë se e ka vrarë reperin

Vdekja e ikonës së zhanrit hip- hop, Tupac Shakur, vazhdon ende të mbetet thjeshtë një konsipiracion. Rreth vrasjes së tij janë dhënë teori të llojllojshme dhe vazhdojnë të jepen edhe në vitin 2020, shkruan Mirror. Së fundmi janë zbardhur disa pjesë rreth kësaj enigme, pasi që Keffe D David në një libër ka pranuar se ishte bashkëpunëtor në vrasjen e ikonës.

Ish-polici Greg Kading, i cili punoi në çështjen e Tupac, u ka sugjeruar autoriteteve që ta arrestojnë Keffe D. Duke folur për The Sun, Greg tha se Keffe D duhej të arrestohej dhe se ai është një “vrasës vetë i rrëfyer”.

“Unë nuk mund të mendoj për ndonjë rast në historinë e krimit amerikan, ku një vrasës rrëfyes lejohet të vazhdojë të flasë me qartësi për përfshirjen e tij në një krim, është e pashembullt”, ka deklaruar ai.