• E mërkurë / May-27 18:40
  • Kontakt

Mark Ronson nuk izolohet në shtëpi, e shet atë për 4.8 milionë dollarë

Mark Ronson nuk izolohet në shtëpi, e shet atë për 4.8 milionë dollarë

DJ britanik, Mark Ronson, nuk do të izolohet në shtëpinë e tij, pasi që tani ajo ka dalë në shitje për 4.8 milionë dollarë. 44- vjeçari bleu pronën e Los Felizit në dhjetor të vitit 2016 për 4.3 milionë dollarë dhe siç duket shpresonte të fitonte më shumë kur e vendosi në shitje, shkruan The Sun.

Rezidenca luksoze u krijua nga arkitekti William Asa Hudson në vitin 1935 dhe përfshin një bujtinë dhe pishina dykatëshe.


Gjithsej 5.218 metra katrore, prona ka katër dhoma gjumi dhe pesë banja në total – të gjitha të dekoruara në maksimum.

Padyshim që Ronson kaloi shumë kohë me miqtë në kopshtin e tij të madh, i cili përmban një tarracë të madhe ngrënieje jashtë kuzhinës, si dhe një pishinë dhe banjë të rrethuar me palma.

Duke folur për shtëpinë e Architectural Digest vitin e kaluar, Ronson tha: “Vendi ishte tashmë aq i mahnitshëm. Në fillim, unë as që mendoja ta dekoroja pasi që vendi vetëm se ishte mbresëlënës”.