Bebe Rexha: Dje telefonova terapistin tim, ndjehem keq me veten sikur nuk po mund të bëj asgjë

Bebe Rexha: Dje telefonova terapistin tim, ndjehem keq me veten sikur nuk po mund të bëj asgjë

Bebe Rexha po tregohet atraktive për fansat teksa qëndron në izolim social. Ylli 30-vjeçar të premten zgjodhi të qetësojë fansat e saj me një këngë të njohur të viteve 70’, të titulluar “Killing Me Soft”, shkruan DailyMail. “Të këndoj një këngë të vogël, e lumtur në shtëpi, e mërzitur në shtëpi, karantinë-karaoke”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e vidos, e cila e shfaqte atë duke kënduar në dhomën e saj të ndenjes. Ajo e shoqëroi veten në piano, instrument në të cilin mësoi të luante si fëmijë së bashku me trumpetën dhe kitarën. Me flokët e mbështjellura lartë, bukuroshja bionde interpretoi për ndjekësit këtë këngë me gjithë emocione.

Me muzikë nga Charles Fox dhe tekst nga Norman Gimbel, kënga u frymëzua nga këngëtari Lori Lieberman i cili bëri regjistrimin origjinal.

Kënga së pari u bë hit kur u këndua nga Roberta Flack, duke u bërë një këngë me dy çmime “Grammy” të fituara.

Në vitin 1996, grupi i hip hop-it, Fugees publikuan një tjetër ‘cover’ të këngës “Killing Me Soft” të udhëhequr nga Lauryn Hill, dhe ata fituan një çmim “Grammy” gjithashtu.

Këtë javë Bebe Rexha u shfaq në një lidhje direkte me Miley Cyrus, dhe tregoi se si po ia kalon gjatë ditëve të izolimit për shkak të pandemisë.

“Unë thjesht kam qenë duke komunikuar në ‘FaceTime’ të gjithë ata që i njoh dhe jam përpjekur të bëj – unë në fakt thirra terapistin tim dje”, zbuloi Bebe Rexha.

“E pyeta, i thashë: ‘Çfarë mund të bëjmë në këto kohë?’ Për shkak se ndjehem sikur jam shumë keq me veten time dhe është një kohë e vështirë për mua, ndjehem sikur nuk jam duke bërë asgjë në jetën time”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Terapisti i saj shpjegoi se “Ne duhet të jemi thjesht të mirë për veten tonë, dhe e vetmja gjë që ndihmon më shumë është të kemi disi një orar për ato pak gjëra që do të bëjmë për momentin.