Keisi Medini tërheq vëmendjen me pozat nga vetizolimi

Keisi Medini tërheq vëmendjen me pozat nga vetizolimi

Rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të ndryshme të yjeve nga periudha para pandemisë, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografi të reja të realizuara gjatë mbylljes nëpër shtëpi.

Keisi Medini është shfaqur atraktive në fotografitë e publikuara në Instagram nga periudha e vetizolimit.

“Ky është këndi dhe koha ime e preferuar e karantinës”, është përshkrimi që ajo u ka vënë fotografive.

Keisi është vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani, ndërsa edhe ajo ka vendosur të ndjekë hapat e babait dhe të ndërtojë karrierë në muzikë.

Bashkëpunimi me Seldi Qalliun, “S’ka dashni”, është një prej këngëve më të pëlqyera të saj, ndërsa kah fundi i muajit shkurt, biondja e bukur e lansoi këngën “Alo Alo”.