Bleona Qereti me këngë të re

Këngëtarja Bleona Qereti është emër shumë i dashur për publikun.

Tash e sa vite ajo është shpërngulur në Amerikë ku po punon drejt realizimit të ëndrrës Hollywood-iane.

Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellur projekte të reja, ajo ka qenë aktive në rrjete sociale duke sjellë për ndjekësit e saj vazhdimisht imazhe të reja.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, Bleona njoftoi mëngjesin e sotëm se shumë shpejt vjen me këngë të re në gjuhën angleze.

Ajo ka postuar disa video në të cilat shihet në studio duke incizuar këngën, e cila do të titullohet “Boy gone bad”.