Armie Hammer befason fansat me ndryshimin në dukje ndërsa pren flokët në karantinë

Armie Hammer befason fansat me ndryshimin në dukje ndërsa pren flokët në karantinë

Në pamundësi të prerjes së flokëve te floktari për shkak të pandemisë së coronavirusit, Armie Hammer, i ka marrë gjërat rreth kësaj në duart e tij të mërkurën.

Aktori amerikan ka vendosur që të bëjë një ndryshim në dukje, ndërsa ka befasuar fansat me rezultatin e arritur.

I njëjti më pas ka ndarë një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram dhe ky ndryshim i tij bëri bujë në rrjetet sociale, duke qenë se për një kohë të gjatë mbante të njëjtin stil flokësh.

“Duke e mbytur lojën”, ka qenë përshkrimi i 33-vjeçarit krahas fotos, të cilën e ka ndarë me 1.3 milion ndjekësit.

Reagimi që mori më shumë vëmendje në hapësirën e komenteve ishte ai i aktorit Timothee Chalamet.

Ky i fundit kishte ngelur pa fjalë, ndërsa e ka pyetur Armie nëse është mirë?

Komenti grumbulloi gati 6,000 pëlqime nga fansat e Chalamet dhe Hammer.

Sidoqoftë, Hammer ka ndjekur trendin e shumë të famshmëve që këtë kohë e kanë shfrytëzuar duke bërë eksperimente të ndryshme nga shtëpia e tyre.