E zbuluam lojën e Kylie

Kylie Jenner një tinëzare e vërtetë, ja si po luan me fansat e saj

Është apo jo Kylie Jenner shtatzënë? Kjo pyetje po mundon prej kohësh të gjithë fansat e Kylie dhe kjo mesa duket është kthyer në argëtim për 20-vjeçaren. Në fakt është vetë Kylie ajo që po i shkakton të gjitha këto dilema pasi një ditë poston foto që vërtetojnë shtatzëninë, e ndërsa më vonë i hedh poshtë të gjitha.

Një burim pranë Kardashian-Jenner është shprehur se Kylie po i bën qëllimisht këto veprime për të parë se sa dëshpërimisht duan fansat e saj të mësojnë të vërtetën. Fotoja që Kylie hodhi përpara dy ditësh, ku kishte blerë ushqime dhe tampon ishte ajo që shkaktoi trazira. Të gjithë pyesnin veten se përse asaj i duheshin tamponë nëse është në pritje të një fëmije, e nga ana tjetër Kylie kishte arritur qëllimin e saj. Epo fama ndonjëherë ka edhe benefitet e saj, mund të fusësh në dilemë miliona njerëz me vetëm një foto.