• E mërkurë / Sep-26 02:41
  • Kontakt

Barazimi kundër Getafes, zbulohet çfarë bëri Messi në zhveshtore pas ndeshjes

Barcelona nuk arriti të arkëtoi më shumë se një pikë në përballjen me Getafen në ‘Camp Nou’.

Liderët e La Ligas, barazuan pa gola (0-0) me Getafen në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të.

Kjo ndeshje, shihej e kalueshme së paku në letër për Barcelonën, lojtarët e së cilës pësuan dëshpërim të madh pas ndeshjes, bazuar në atë që ndodhi në zhveshtore.

Këtë më së miri e pasqyron gjendja e Lionel Messit. Argjentinasi për gati 10 minuta nuk e ka hapur gojën për të thënë së paku një fjalë pas ndeshjes në zhveshtore, duke mbetur pa përgjigje për atë që ndodhi ndaj Getafes, shkruajnë mediet në Spanjë.

Lojtarët që morën guximin për të “thyer” heshtjen kanë qenë Gerard Pique dhe Sergio Busquets, që inkurajuan bashkëlojtarët, duke u treguar liderë të skuadrës.

Në anën tjetër, Iniesta dhe Alba ishin lojtarët e vetëm që qëndruan në fushë pas ndeshjes për të duartrokitur tifozët për mbështetjen e dhënë.

Në ndeshjen mes Barcelonës dhe Getafes, në tribunat e ‘Camp Nou’ qëndruan 75 mijë tifozë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48