Brooklyn Beckham me tatuazh dedikuar Victorias

Të kesh prindër të famshëm do të thotë edhe vet të jesh në përcjellje të paparacëve për çdo lëvizje që bën.

Bëhet fjalë për Brooklyn Beckham, djalin e Victoria dhe David Beckham.

Brooklyn shpesh herë gjendet në titujt e medieve rozë, ndërsa kësaj radhe ai po komentohet lidhur me një veprim që ka bërë.

Ai ka bërë tatuazh në krah fjalën “Nënë” të rrethuar me një zemër, ndërsa për këtë veprim dedikuar Victorias, ai ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit.

Kujtojmë që David dhe Victoria janë çift shumë i përfolur në titujt rozë.