PSG tenton transferimin e Bakayokos

PSG tenton transferimin e Bakayokos

Paris Saint-Germain është duke tentuar të transferojë Tiemoue Bakayokon në afatin kalimtar të kësaj vere.

Skuadra franceze e pëlqen lojën e mesfushorit që aktualisht është në huazim te Monaco nga Chelsea.

The Blues nuk e duan rikthimin e 25-vjeçarit në Stamford Bridge, andaj janë të hapur që të shesin atë në fund të këtij edicioni.

Skuadra londineze e kishte transferuar në vitin 2016 lojtarin pikërisht nga Monaco, mirëpo që nuk kishte arritur të gjente vetën.

Kështu, Chelsea e dërgoi në huazim te Milani, aty ku kishte një formë mesatare, mirëpo Rossonerët nuk e blenë kartonin e tij.

Blutë u detyruan të huazojnë  atë te Monaco, aty ku është rikthyer në formë të mirë dhe PSG tani e do transferimin e tij.

Chelsea mund të lejojë largimin e tij për shumën e 20 milionë euro, derisa kishte paguar rreth 45 milionë.