Morena Taraku pozon me arushin e saj të preferuar, teksa vë në pah dukjen atraktive

Morena Taraku pozon me arushin e saj të preferuar, teksa vë në pah dukjen atraktive

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, po vazhdon të qëndrojë e karantinuar në shtëpinë e saj luksoze në Turqi.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që gjatë kohës së izolimit, të jetë më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive me një fustan të shkurtër, teksa vinte në pah këmbët e gjata.

Ajo mbante në duar një arush, i cili mesa duket është kthyer në shoqëruesin e modeles gjatë këtyre ditëve të mërzitjes për shkak të të qëndruarit mbyllur.

“Teddy dhe Moe”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu me “Teddy” arushit të famshëm dhe pseudonimit të saj, Moe si shkurtesë e emrit.

Morena përndryshe ka pak javë që ka publikuar këngën e saj më të re “F*ck your location”, që është pritur mirë nga publiku.