Labi nuk ka më problem me para, blen veturën e re superluksoze

Labinot Tahiri ka blerë një veturë të re nga më luksozet.

Këngëtari Labinot Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë, pas deklaratave të tij dhe thirrjeve për protestë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos u mbajtur dasma e ahengje familjare gjatë këtij viti.

Ai ishte ndër artistët e parë që është ankuar duke thënë se nga kjo punë ata jetojnë e madje e ka cekur se ata tashmë kanë marrë kapar nga rezervimet që i janë bërë dhe se ata kaparë janë harxhuar dhe nuk kanë mundësi t’i kthejnë.

Labi ka mbrojtur deklaratat e tij edhe në studio televizive e madje ka pasur edhe një debat me kolegen e tij, Leonora Jakupin, duke i arsyetuar kërkesat e tij.

Gjatë bisedës, Leonora i tha se ata si këngëtarë, me siguri se kanë ruajtur disa të holla për të kaluar këtë kohë pandemie dhe nuk ka arsye që të rezikohen jetët e qytetarëve.

E duket se Labi vërtetë ka ruajtur para, madje aq sa edhe për të blerë një veturë të re, mjaft të shtrejtë në këto kohë të vështira.

Është djali i tij i cili e ka postuar fotografinë e veturës së së re të tipit Audi Q8.

Madje ai bën shaka duke shkruar se vetura është blerë me kaparin e këtij viti, kapar të cilin Labi kishte deklaruar se e kishte harxhuar.

Labi në statuset e tij të mëhershme  ka përmendur faktin se sezona nuk duhej anuluar këtë vit, pasi i duhet të paguajë këstet në bankë dhe njëlloj me probleme financiare do të përballen edhe punëtorët e gastronomisë dhe turizmit.