Amber Heard rikthehet në rrjetet sociale për herë të parë pas vdekjes së nënës, ndërsa publikon një fotografi me nipin e saj

Amber Heard rikthehet në rrjetet sociale për herë të parë pas vdekjes së nënës, ndërsa publikon një fotografi me nipin e saj

Amber Heard është rikthyer në rrjetet sociale për herë të parë që nga vdekja tragjike e nënës së saj të mërkurën pasdite, ndërsa mbeti në shtëpi me familjen e saj.

Aktorja, e cila konfirmoi vdekjen e nënës së saj të dielën, aktualisht është duke iu përmbajtur masave të distancimit social në luftën kundër COVID-19 duke qëndruar e izoluar.

Dhe ajo ka një shoqëri të mirë këtë periudhë pandemie, gjersa shfaqet duke u argëtuar me nipin e saj, Hunter.

Duke ndarë një moment në Instagram, aktorja 34-vjeçare shfaqet e lumtur përkrah nipit, teksa lexonte një skenar në shkallët e shtëpisë së saj.

Hunter, djali i motrës së saj të vogël, Whitney me Gavin Henriquez, tregon një stil flokësh të veçantë, i cili po qëndron pranë tezës së tij të famshme në një pelenë.

Postimi vjen vetëm tre ditë pasi Amber zbuloi se nëna e saj, Paige Heard kishte vdekur.

Në ditën e vdekjes së të ëmës, Hunter ndau një sërë imazhesh duke e kujtuar atë përgjatë vitesh.

“Jam e thyer dhe e shkatërruar për humbjen e nënës time, Paige Heard. Ajo na la shumë herët. Edhe pse kohë shumë e dhimbshme, unë momentalisht jam duke kujtuar atë që mbijeton tek ne, dashurinë”, ka shkruar ndër tjerash Amber.