Në ditëlindjen e saj dhe të dashurit, Arbana Osmani njofton se po bëhen prindër

Në ditëlindjen e saj dhe të dashurit, Arbana Osmani njofton se po bëhen prindër

Arbana Osmani është një ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, e cila ka mbledhur një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Ajo ditën e sotme feston ditëlindjen e 37-të, ndërsa në po të njëjtën ditë ka ditëlindjen edhe i dashuri i saj, regjisori Eduart Grishaj.

Të njëjtit duket se kanë ruajtur këtë datë të rëndësishme të tyre për të njoftuar se do bëhen prindër për herë të parë së bashku.

“Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak, shokun tim më të mirë, njeriun që ka zemrën time, i cili së shpejti do bëhet baba. Të dua”, ka shkruar ndër tjerash Osmani.


Ndërkohë, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta edhe pse dyshja e kanë ruajtur me shumë fanatizëm këtë pjesë.

Ky do jetë fëmija i parë për Eduardin, kurse i dyti për prezantuesen pasi ajo ka një djalë nga martesa e saj e mëparshme.

Çifti komentohet prej kohësh për një lidhje të mundshme dashurie, por asnjëherë nuk u konfirmua nga dyshja – megjithëse të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.