Postimi i Bryan Adams rreth kinezëve për coronavirusin është bërë viral, njerëzit po e quajnë racist

Postimi i Bryan Adams rreth kinezëve për coronavirusin është bërë viral, njerëzit po e quajnë racist

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur kanadez, Bryan Adams, ishte paraparë që në këtë kohë të fillonte me turneun e tij.

Por, për shkak të pandemisë së COVID-19 tash e disa muaj janë pezulluar të gjitha aktivitetet, në të cilat përfshihen turma të mëdha njerëzish.

I frustruar me situatën aktuale, krijuesi i hitit “Please Forgive Me” ka lëshuar një deklaratë mbrëmë, përmes së cilës akuzon kinezët për gjithë këtë që ka ndodhur në botë, për shkak të ushqimit të tyre.

Deklaratën fillimisht e ndau në rrjetin social, Twitter, për ta fshirë vetëm disa orë më vonë pasi postimi i tij u quajt racist nga përdoruesit e këtij rrjeti social.

Megjithatë, 60-vjeçari nuk ka kërkuar falje dhe duket se nuk është penduar për veprimin e tij që tashmë është bërë viral gjithandej.

“Cuts like a knife, një këngë nga unë. Sonte ishte paraparë të filloja turneun në Royal Albert Hall, por faleminderit nga disa njerëz që ushqehen me lakuriqë dhe shesin kafshë në ‘tregjet e lagura’, e gjitha bota tani është në pritje për të mos përmendur mijëra që kanë vuajtur ose vdekur nga ky virus”.

“Mesazhi im për ta, përveç “faleminderit shumë!” bëhet vegan. Për të gjithë njerëzit që mungojnë në shfaqjet tona, uroj që të mund të jem atje më shumë se sa dini ju. Ka qenë periudhë e shkëlqyer izolimi me fëmijët dhe familjen time, por më mungon familja ime tjetër, grupi im, ekuipazhi dhe fansat e mi. Kujdesuni për veten tuaj dhe shpresoj se së shpejti mund të bëjmë shfaqjen në rrugë. Do të bëj një përmbledhje nga secili album që ne do të interpretonim për ditët në vijim”, ka shkruar mes tjerash Adams.

Adams fitoi një ‘Grammy’ në 1992 për këngën e tij “(Everything I Do) I Do It For You”, shkruar për filmin, “Robin Hood: Prince of Thieves”, duke interpretuar Kevin Costner.

Ai gjithashtu ka pranuar 15 nominime ‘Grammy’ gjatë gjithë karrierës së tij.