Publikohet lista e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora para Dua Lipës

Publikohet lista e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora para Dua Lipës

Rihanna ka bërë paraqitjen e saj debutuese në “The Sunday Times Rich List”, me një pasuri të vlerësuar prej 468 milionë dollarësh.

Ylli i muzikës pop, e cila tani banon në Londër, ka lënë prapa emrat si Elton John dhe Mick Jagger për të pretenduar vendin e tretë në listën e muzikantëve më të pasur të Britanisë së Madhe.

Andrew Lloyd Webber dhe Paul McCartney janë të parët në listë, me pasuri prej 800 milionë funtesh, shkruan BBC.

Fitimet e Rihannës janë kryesisht për shkak të markës kozmetike “Fenty Beauty”, ku pjesa e saj prej 15 për qind të aksioneve raportohet se vlen rreth 351 milionë funte.

“Ajo disi na kapi në befasi”, thotë Robert Watts, i cili përpilon listën vjetore të “Sunday Times” për muzikantët më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shumë pak njerëz e dinin që ajo jetonte në Mbretërinë e Bashkuar deri në verën e vitit të kaluar. Tani ajo është mirë e vendosur të jetë muzikantja e parë që arriti statusin e miliarderes në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Robert për BBC.