Dua Lipa përzgjedh imazhe të ndryshme për të uruar motrën në ditëlindjen e 19-të

Dua Lipa përzgjedh imazhe të ndryshme për të uruar motrën në ditëlindjen e 19-të

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, sot (e enjte) ka publikuar fotografi të ndryshme përkrah motrës së saj, Rina, të cilën e ka uruar për ditëlindje.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron hiç më pak se 4.5 milionë ndjekës, 24-vjeçarja i ka postuar disa fotografi, ku shfaqet së bashku me motrën, përfshirë edhe ca imazhe nga fëmijëria e tyre.

“Shumë urime për motrën time të vogël (madhe) Rina Lipa, për engjullin tim, ju jeni në gjithçka mirë dhe unë i falënderoj yjet e mia që më dhuruan një dhuratë si ju para 19 viteve. Të dua shumë dhe mezi po pres të të përqafoj”, ka qenë urimi i Duas për motrën e saj.

Se ruan një raport të mirë me motrën, këtë artistja shqiptare e ka dëshmuar mjaft shpesh dhe Rina qëndron thuajse gjithnjë prapa sukseseve të saj.

Në anën tjetër, 24 vjeçarja aktualisht është duke shijuar sukseset e mëdha në karrierën e saj muzikore, falë hiteve të njëpasnjëshme që i ka lansuar, duke përmendur këtu edhe albumin e ri “Future Nostalgia”.

Ajo po ashtu në këtë periudhë pandemie është izoluar në Londër me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid, të cilët po kalojnë momente tejet të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në një intervistë të fundit me Andy Cohen, Lipa tregoi se si filloi lidhja me vëllanë e motrave të famshme, Gigi dhe Bella Hadid, duke bërë të ditur se ata janë takuar për grill dhe se më pas i kishte shkruar vet Dua.

Dashuria e çiftit është bërë edhe më e fortë qysh kur filluan të takohen në qershor të vitit të kaluar, menjëherë pas ndarjes së këngëtares nga modeli dhe kuzhinieri, Isaac Carew.