Nora Istrefi publikon fotografi nga festa e veçantë në pesë vjetorin e lindjes së vajzës

Nora Istrefi publikon fotografi nga festa e veçantë në pesë vjetorin e lindjes së vajzës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, gjatë ditës së enjte ka festuar ditëlindjen e pestë të vajzës së saj, Renee.

Me këtë rast ajo kishte organizuar një ndejë të vogël familjare, ku të ftuar kishte plot miq si dhe babain e Reneesë, njëherësh ish-bashkëshortin e saj, Robert Berisha.

Nora ishte e kujdesshme për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ta disa fotografi nga festa e zhvilluar të enjten në shtëpinë e saj luksoze, në lagjen “Marigona.

“Urime ditëlindja dashuria e jetës së mamit, s’po më besohet që i ke mbush pesë vjet sot, faleminderit Zot për dhuratën më të bukur që ekziston. Nuk kisha ditë me kërkua më shumë. Personi i vogël i preferuar i imi”, shkroi Istrefi në mbishkrimin e disa prej fotografive.

Më pas, ajo publikoi edhe disa fotografi të tjera nga festa, ku shihej me të ftuarit, ndër ta edhe motrën e saj, Erën dhe nënën e saj, Suzana Tahirsylajn.

Nora jeton e vetme me bajzën në shtëpinë e saj në periferi të kryeqytetit, teksa Roberti prej kohësh është zhvendosur në një apartament të ri në Prishtinë.