Ndërron jetë Geno Silva, aktori që luajti karakterin që vret Tony Montanan në filmin “Scarface”

Ndërron jetë Geno Silva, aktori që luajti karakterin që vret Tony Montanan në filmin “Scarface”

Aktori i njohur i filmit “Scarface”, Geno Silva, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.

Mediat kanë raportuar se ai vdiq në Los Angeles nga komplikimet qe lidhen me degjenerimin frontotemporal, shkruan Mirror.

Roli më i famshëm i Genos ishte padyshim në filmin e zhanrit dramë-krim me Al Pacinon në rolin kryesor, në të cilin ai luajti vrasësin i cili kishte për detyrë ta vriste Tony Montanan në një betejë të madhe me armë.

Karriera e aktrimit të Genos e pa yllin në disa nga shfaqjet më të mëdha televizive të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, me disa paraqitje në “Miami Vice”.

Geno lindi në Albuquerque të New Mexico, më 20 janar të vitit 1948 dhe vazhdoi të ketë një karrierë të mrekullueshme të filmit.

Ai u bë një personazh ikonik, i cili e vrau Tony Montanan me një goditje të vetme në skenën përfundimtare të filmit.