Ermal Fejzullahu publikon fotografi familjare teksa e uron bashkëshorten për ditëlindje

Ermal Fejzullahu publikon fotografi familjare teksa e uron bashkëshorten për ditëlindje

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Ermal Fejzullahu, ka një karrierë të bujshme muzikore.

Jeta e tij profesionale e po ashtu edhe ajo private kanë qenë padyshim të komentuara nga mediat rozë dhe në rrjete sociale.

Përpos tij, kohëve të fundit po aludohet edhe rreth jetës së bashkëshortes së tij, e cila njihet për postimet me veshje që tërheqin vëmendje.

Ajo sot feston ditëlindjen, ndërsa përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Ermali e ka uruar atë në mënyrë të veçantë.

“Urime ditëlindjen zemra ime, i bëfsh edhe 100 bashkë me të gjitha të mirat në jetë. Faleminderit që më ke dhuruar katër yje. Të duam, babi, Arti, Buna dhe Ana”, ka shkruar në përshkrimin e fotografisë.

Imazhi i ndarë paraqet një portret familjar, ku shihet Ariana së bashku me katër fëmijët e saj. Ndërkaq, urime të shumta ajo ka marrë edhe nga figura të njohura publike, duke i uruar më të mirat në jetë.