• E mërkurë / May-27 17:49
  • Kontakt

Çiljeta: Kam 10 vite që agjëroj

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, është përfolur mjaft shumë vitin e kaluar për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

Ajo kishte shkruar rreth fesë islame dhe se si ajo pret që të agjërojë muajin e shenjtë të Ramazanit. E ftuar në Ftesë në 5 të Top Channel, Çiljeta ka treguar më shumë rreth kësaj teme, teksa tregon edhe se si falet.

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po nuk di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj zoti nga çdo gjë e keqe”, ka theksuar këngëtarja.