• E mërkurë / May-27 17:47
  • Kontakt

Ronela Hajati vjen atraktive në paraqitjen e radhës: Do kemi verë apo jo?

Ronela Hajati vjen atraktive në paraqitjen e radhës: Do kemi verë apo jo?

Pandemia e coronavirusit ka bërë të anulohen shumë gjëra në jetën e secilit dhe kjo tashmë po vazhdon akoma.

Këngëtarët tash e disa muaj kanë pezulluar çdo aktivitet muzikor, përfshirë këtu edhe koncertet, vendim ky që duket se do zgjasë edhe përgjatë kësaj vere.

Por, shumë nga të famshmit janë të shqetësuar nëse do vazhdojnë edhe muajt në vijim kështu pasi thuajse jemi në prag të sezonit të verës.

Një pyetje të tillë e ka shtruar së fundmi edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati.


Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, përmes së cilës pyet nëse do kemi verë?

“Do kemi verë apo jo?”, ka qenë pyetja e Hajatit, e cila mori reagime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit krahas postimit.