Morena Taraku demanton bisedat false që po qarkullojnë në Instagram: Jam në lidhje dhe e lumtur

Morena Taraku demanton bisedat false që po qarkullojnë në Instagram: Jam në lidhje dhe e lumtur

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, njihet si një prej personazheve më mediatikë në trevat shqiptare. Ajo është e përfolur për jetën e saj profesionale, po aq sa edhe atë private, ndonëse është munduar të tregohet gjithnjë e rezervuar sa i përket kësaj të fundit. Megjithatë, së fundmi bukuroshja është revoltuar me personat që përmes programeve të internetit, montojnë biseda false, kinse kanë kontaktuar me të në InstaDirect.

E për t’iu përgjigjur bisedave të tilla false që qarkullojnë në internet, Morena publikoi në InstaStory një fotografi të bisedës me një nga personat që kishte falsifikuar një bisedë me të, e ku përmes kësaj fotografie vërtetohej që ata nuk kanë komunikuar asnjëherë mes vete.


“Ty k**v motre që sa herë ke folur me mua. Domethënë asnjëherë… turp që mereni me programe të rreme, po kaq e keni jetën…kaq dini dhe kaq keni pa”, shkroi ajo referuar personit që ka falsifikuar bisedën.


Ndërkohë, për të shkuar edhe më tej, si rrallë herë modelja dhe këngëtarja zbuloi edhe statusin e saj emotiv, duke treguar se është në lidhje dhe e lumtur.

“Edhe meqë ra fjala, jam në lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”, ka shkruar Taraku në postimin e radhës.


Hera e fundit kur Morena Taraku ishte e përfolur për një lidhje serioze ishte tetori i vitit 2018, kur u nda nga ish-i dashuri i atëhershëm, iraniani Sasha Sobhani, me të cilin u nda pas një lidhje të shkurtë.