''Çfarë dreqin ke bërë në fytyrë?'', fansat e acaruar sulmojnë keq aktoren e njohur turke

Nurgül Yeşilçay është një ndër emrat më të dashur dhe të kërkuar të kinematografisë turke.

 Aktorja e suksesshme e cila do të bëhej fillimisht e njohur për publikun shqiptar me rolin e Jaseminit në telenovelën ‘’Dashuri dhe ndëshkim’’ e transmetuar ekskluzivisht në ekranin e ‘’TRING dhe ‘’Vizion Plus’’ dhe Gylserenit në ‘’Fate të kryqëzuara’’ ka fituar simpatinë e të gjithëve edhe falë bukurisë së saj natyrale, ku spikasin sytë e mëdhenj blu. Madje jo rrallëherë ajo është konsideruar si një muzë frymëzuese për shumë regjizorë dhe stilistë, mirëpo fotot e publikuara së fundmi në Instagram kanë ngritur dyshimet se aktorja ka bërë diçka në fytyrë. Fansat kanë guxuar edhe më shumë duke e krahasur me një kukull porcelani që i mungon shprehia në fytyrë. ''Ç'po ndodh me ty, pse dreqin je balsamosur kështu?'', ''Mjaft me kaq shumë botoks, je bërë e pështirë'', ''Ku dreqin humbi natyraliteti yt,  je thjesht një kukull plastike'', janë disa prej komenteve të ndjekësve të acaruar të saj. Për më tepër shihni fotografitë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48