• E mërkurë / Sep-23 23:19
  • Kontakt

Sinan Vllasaliu publikon projektin muzikor “Imazhi”

Sinan Vllasaliu publikon projektin muzikor “Imazhi”

Ai është njëri nga këngëtarët më të kërkuar për organizime, ahengje të ndryshme familjare dhe koncerte.

Bëhet fjalë për këngëtarin e estradës shqiptare, Sinan Vllasaliu i cili tashmë numëron vite karrierë në tregun muzikor.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka njoftuar fansat se projekti i ri muzikor është lansuar ditën e sotme (e shtunë).

“Imazhi” titullohet kënga, ndërsa për instrumentalin e saj është përkujdesur Wirusi, teksa Ghulo ka shkruar tekstin.

Vllasaliu është mjaft aktiv në prodhimin e këngëve të reja, ku e fundit ishte në bashkëpunim me Genc Prelvukaj.