Kim Kardashian ‘akuzohet‘ se përdori photoshop në fotografinë e vajzës së saj për ta bërë atë të duket më e dobët

Kim Kardashian ‘akuzohet‘ se përdori photoshop në fotografinë e vajzës së saj për ta bërë atë të duket më e dobët

Fansat e Kim Kardashian janë acaruar sërish pas publikimit të një fotografie të 39-vjeçares gjatë pushimeve të saj me bashkëshortin dhe fëmijët, North dhe Saint.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, është ‘goditur’ sërish nga fansat për përdorimin e ‘photoshopit’, por këtë herë për një fotografi të vajzës së madhe të saj.

Llogaria në Instagram “CelebFace” e akuzoi Kim për foton që së pari u publikua në vitin 2018 nga një festë familjare e Kardashian – West në Bali – ku shfaqet vajza e saj North, katër vjeçe në atë kohë.

Ndjekësit e faqes vërejtën që Kardashian ka edituar imazhin e vajzës së saj, në mënyrë që ajo të duket më e dobët.

“Çfarë obsesioni i sëmurë. Bëni ‘photoshop’ fytyrën tuaj, trupin tuaj ose çfarëdo që dëshironi, por ju lutemi lini fëmijët tuaj të qetë. Kjo është e trishtueshme”, ka thënë një fans.

Një tjetër tha, “Pse ajo bëri ‘photoshop’ fëmijët e saj, për t’i bërë ata të duken më të dobët?”.

“Ajo kurrë nuk do të bënte ‘photoshop’ North për të ndryshuar peshën e saj”, ka shkruar një tjetër.

Përveç fotografisë së vajzës, Kim akuzohet shpesh për përdorimin e ‘photoshopit’ edhe në dukjen e saj, përfshirë këtu edhe motrën Kylie Jenner.