Ryva Kajtazi bëhet nënë për herë të dytë

Ryva Kajtazi bëhet nënë për herë të dytë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ryva Kajtazi, është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka lindur një djalë në një nga spitalet private të Prishtinës, më datë 1 qershor, pikërisht në atë që njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Vetëm një ditë më vonë, këngëtarja e hitit “Barnatorja” vendosi ta bëjë të ditur lajmin, duke publikuar një fotografi të fëmijës së porsaardhur në jetë.

Kajtazi ka publikuar imazhin e djalit, duke mos zbuluar fytyrën e tij, por vetëm dorën të cilën po ia mbante shtrënguar me dorën e saj.


“Më datë 01.06.20, ne u bekuam me ardhjen tënde”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka pranuar urime të shumta nga fansat.

Përndryshe, Ryva dhe bashkëshorti i saj Fidani janë prindër edhe të një vajze më të madhe, të quajtur Dorela.