Demi Lovato me mesazh për Presidentin Trump: Do të paguash për heshtjen tënde

Demi Lovato me mesazh për Presidentin Trump: Do të paguash për heshtjen tënde

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, e ka ngritur zërin e saj kundër Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe i është lutur atij që të jetë një ‘udhëheqës’ në mes trazirave.

Këngëtarja e “Skyscraper” iu drejtua me një mesazh Trump-it, ku ‘iu lut’ që t’i jepte fund heshtjes së tij përballë brutalitetit dhe të merrte përgjegjësi.

“Donald Trump, bëhu lideri që ne kemi nevojë të jesh. Unë në fakt po të lutem, sepse jemi të detyruar që të kemi ty president deri në nëntor, pastaj do të detyrohesh të paguash për heshtjen tënde, për mungesë së udhëheqjes dhe veprimeve”, ka shkruar ajo.

Vetëm pas fjalimit të Trump, forcat e rendit qëlluan protestuesit paqësorë jashtë portave të Shtëpisë së Bardhë me gaz lotsjellës dhe granata sipas një raportimi të CNN.

“Unë thjesht dua që bota ta dijë, që ne në dioqezën e Uashingtonit, duke ndjekur Jezusin dhe mënyrën e tij të dashurisë … distancohemi nga gjuha nxitëse e këtij Presidenti”, ka thënë ajo për CNN.

Si shumë, Demi ka përdorur platformën e saj këtë javë për të shkëmbyer informacione në lidhje me racizmin sistematik dhe për të promovuar ‘Black Lives Matter’.

Zgjimi i trazirave në të gjithë Amerikën ishte pjesë e pasojave të vdekjes tragjike të qytetarit afrikano-amerikan, George Floyd në Minneapolis nga oficeri i policisë, Derek Chauvin.