Korab Jetishi emocionon me postimin kushtuar Behar Morinës

Korab Jetishi emocionon me postimin kushtuar Behar Morinës

Tupanxhiu nga Gjakova, Behar Morina, u gjet i vdekur brenda një shtëpie të pabanuar në fshatin Moglicë gjatë ditës së shtunë.

Dje në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë është gjetur i varur në litar tupanxhiu Behar Morina, vdekja e tij ka tronditur kolegët, shkruan lajmi.net.

Behar ishte një mik i mirë i familjes Jetishi, dhe miku i tij, këngëtari Korab Jetishi ka publikuar një postim rrëqethës për vdekjen e Beharit.

“Nuk di ta pershkruaj dhimbjen per ty o Behar, ike shune shpejt nga kjo jete,na le te gjithve me zemer te thyer, i lehte te qofte dheu miku im, gjithmon do te kujtojme me mall, une familja ime dhe gjithe shoqëria”, shkruan ai.