Aktori i “O Sa Mirë” nuk arrin të bëhet asamblist i Gjakovës

Edhe pse me profesion nuk është aktor, ai falë talentit të tij në sezonin e kaluar u bë pjesë e serialit komik “O Sa Mirë”.

Serial në të cilin e mori rolin e një gjakovari nga dhe e ka prejardhjen.

Bëhet fjalë për Art Kurtin, i cili brenda pak kohësh fitoj dashurinë e audiencës, shkruan Indeksonline.

Arti duke qenë se fitoj edhe famë, ai e sfidoj vetën edhe në një profesion tjetër, atë të politikës.

Arti në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vend kandidoj për asamble në Kuvendin Komunal të Gjakovës, duke u radhitur në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Gjakovës. Mirëpo i njëjti nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për ta fituar një ulëse.

Sipas rezultateve të publikuara të Komisionit Qëndror Zgjedhor, Arti mori vetëm 61 vota.