• E mërkurë / Aug-05 05:59
  • Kontakt

McTominay nënshkruan kontratë të re afatgjate me Unitedin

McTominay nënshkruan kontratë të re afatgjate me Unitedin

Manchester Unitedi ka bërë të ditur se Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në vitin 2025.

23-vjeçari, i cili rrjedh nga Akademia e Djajve të Kuq është pjesë e klubit që nga viti 2012, ndërsa para tre vitesh debutoi për ekipin e parë dhe ka regjistruar 75 paraqitje deri më tani duke i shënuar gjashtë gola.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Scott McTominay ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë te klubi deri në qershor 2025, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Jam shumë i lumtur që e kam nënshkruar këtë kontratë dhe që do të jem pjesë e të ardhmes së kësaj skuadre”.

“Gjithçka që kam dashur është Unitedi dhe shpresoj që pasionin tim për klubin ta shfaq sa herë që dal në fushë”, ka deklaruar mesfushori skocez për faqen zyrtare të klubit.