• E mërkurë / Aug-05 06:15
  • Kontakt

Dani Ceballos: Betis? Është një opsion

Dani Ceballos: Betis? Është një opsion

Dani Ceballso ka konfirmuar se kalimi te Real Betisi është një opsion i mundshëm për të.

Mesfushori spanjoll para pak ditësh e vazhdoi huazimin te Arsenali nga Real Madridi deri në përfundim të këtij edicioni.

Lojtari më pas do të largohet nga The Gunners, për t’u rikthyer te Los Blancos, mirëpo jo edhe për shumë gjatë.

Ai ka konfirmuar se është në radarin e Real Betisit dhe se mund ta konsiderojë si opsion të mirë.

“Betis? Është një opsion”, ka zbuluar Ceballos kur është pyetur për të ardhmen e tij.

“Nuk jam duke i mbyllur derën asnjë klubi dhe jam i hapur ndaj ofertave që vijnë, pasi dua të sqarojë të ardhmen time”.

“La Liga tingëllon mirë, mirëpo jam i lumtur te Arsenali dhe kam shumë respekt për ta”, ka shtuar më tej mesfushori spanjoll.