• E mërkurë / Aug-05 07:24
  • Kontakt

Zemërohet Arthur, s’pranon të luajë për Barcelonën në ndeshjet e mbetura

Zemërohet Arthur, s’pranon të luajë për Barcelonën në ndeshjet e mbetura

Arthur Melo nuk dëshiron të luajë për Barcelonën në ndeshjet e mbetura të gjigantit katalonas këtë sezon, pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve për kalimin e tij në Juventus.

Arthur dhe Miralem Pjanic janë duke iu nënshtruar testeve mjekësore sot në qendrën mjekësore J në Torino, ku po qëndrojnë edhe mjekët e Barcelonës për ta kontrolluar mesfushorin boshnjak.

Të dy klubet janë duke u ngutur për t’i kompletuar të gjitha dokumentet deri më 30 qershor, në mënyrë që marrëveshja mes tyre të llogaritet brenda vitit financiar 2019/20.

Arthur vlerësohet 70 milionë euro, ndërsa Pjanic 60 milionë sosh, prandaj Juventusi duhet t’ia paguajë Barcelonës 10 milionë euro kesh si pjesë e marrëveshjes.

Transferimet e tyre, megjithatë, vlejnë vetëm nga sezoni sportiv 2020/21, prandaj asnjëri futbollist nuk ka të drejtë të ndërrojë ekip ka përfunduar ky sezon.

Por sipas Calciomercato.it, kjo nuk do të vlejë për Arthur, i cili është i zemëruar me drejtuesit e Barcelonës dhe nuk dëshiron të luajë për klubin më.

Arthur bëri përpjekje të mëdha për të qëndruar në Barcelonë dhe u bind për ta pranuar ofertën e Juventusit vetëm pasi trajneri Quique Setien ia bëri të qartë se nuk ishte pjesë e planeve të tij.

Kjo taktikë po del të jetë shpatë me dy tehe, sepse derisa ndihmoi ta bindë Arthurin ta pranojë ofertën e Juventusit, njëkohësisht bëri që ai të zemërohet dhe të mos pranojë të luajë më për klubin.

Barcelona është në rrezik të madh ta humbë titullin në La Liga dhe është në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, prandaj mungesa e mesfushorit brazilian do të ishte humbje e madhe.