Bebe Rexha pohon se pjesa më e njohur e fizikut të saj është krejtësisht natyrale

Bebe Rexha pohon se pjesa më e njohur e fizikut të saj është krejtësisht natyrale

Pos sukseseve si këngëtare, Bebe Rexha është e njohur edhe për ‘asetet’ e saja trupore.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është përfolur shpesh për peshën, si edhe për format e pjesës së pasme të fizikut të saj.

30-vjeçarja është angazhuar shumë në muajt e fundit për të formësuar linjat e saja trupore, ndërsa suksesin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo i ka publikuar disa fotografi dhe video duke treguar se vozitja e biçikletës është hobi i saj më i ri, i cili edhe i ndihmon për trupin e saj.


Ndërsa përmes disa videove në InstaStory, Bebe ka vënë në plan të parë pjesën më të njohur të fizikut të saj – të pasmet, duke thënë se janë natyrale.