Ndërron jetë në shtëpinë e pleqve Karin Dor, agjentja e fshehtë e filmave për James Bondin

Karin Dor ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Gjermani.

Aktorja 80-vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpinë e pleqve në qytetin e Munichut.

Dor ka qenë e njohur për rolin e agjentes famëkeqe në filmin për James Bondin, “You Only Live Twice”, ku është paraqitur me rolin e Helga Brandt.

Theksojmë se ajo ka luajtur edhe në filmin e vitit 1960, “Topaz”, sëbashku me Christopher Lee, ku regjisor i filmit ishte Alfred Hitchcock.

Vlen të thuhet se shumë pak dihet për jetën private të aktores së ndjerë, por ajo ishte e martuar tri herë dhe ka një djalë.

Ndryshe, filmi i fundit ku është paraqitur e ndjera ka qenë i vitit 2015, “The Misplaced World”, ku u paraqit me rolin e Rosas.