Aktorja e njohur i jep fund martesës

Pas dy viteve martesë, Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë bërë të ditur se po shkurorëzohen.

Çifti janë njohur në filmin “Wanderlust”, kurse tani morën vendimin për shkurorëzim.

Ata nuk kanë dhënë ndonjë arsye për ndarjen, por kanë thënë se do të vazhdojnë të mbeten miq.

Aniston 49 vjeç dhe Theroux 46 vjeç, ishin martuar në një ceremoni sekrete në Los Angeles në gusht të vitit 2015.

“Ne jemi dy miq të mirë që kanë vendosur të ndahen si çift, por do të vazhdojmë miqësinë tonë të dashur”, kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët.

Kjo ishte martesa e dytë për Aniston. Ajo ishte e martuar me aktorin e saj Brad Pitt për pesë vjet, por ata u divorcuan në vitin 2005.