Ronela Hajati e zonja edhe në kuzhinë

Këngëtarja Ronela Hajati është emër shumë i dashur për publikun.

Ajo njihet për një numër hitesh dhe energjinë që sjell në skenë në çdo performancë të saj.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale përmes së cilave vazhdimisht publikon imazhe të reja.

Së fundi, ajo kishte postuar një video në të cilën tregon se është goxha e zonja edhe në kuzhinë, ngase kishte përgatitur disa ushqime.

“Jam goxha kuzhiniere”, ka shkruar Ronela mbi video ku në prapavijë shihet ushqimi i shijshëm që ka përgatitur.