Katy Perry shijon muajt e fundit të shtatzënisë, fotografohet me masa mbrojtëse gjatë shëtitjes në Santa Barbara

Katy Perry shijon muajt e fundit të shtatzënisë, fotografohet me masa mbrojtëse gjatë shëtitjes në Santa Barbara

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e famshme amerikane, Katy Perry, është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.

Derisa është në prag të lindjes, ajo po vazhdon akoma të përkujdeset për veten e saj e madje të dalë edhe për shëtitje.

Gjatë shëtitjes së fundit në Santa Barbara, krijuesja e hitit “Roar” kishte marrë me vete të gjitha gjërat e nevojshme e po ashtu edhe masat për parandalimin e virusit COVID-19.

Perry dukej atraktive në një fustan të gjatë ngjyrë kafe, derisa u fotografua duke mbajtur një kafe në dorë.

Ylli amerikan gjithashtu kishte vënë një maskë blu, kapelë e vathë të së njëjtës ngjyrë.

Dukjen e kompletoi me syze dielli të zeza, e cila siç duket ka mbuluar gjithë fytyrën për të qenë më e sigurt gjatë kontaktit me njerëz.


Në një intervistë të fundit, artistja theksoi se është duke u përgatitur të sjell në jetë një ‘fëmijë të shëndoshë’, e cila raportohet se do të bëhet nënë e një vajze muajin tjetër.

Katy dhe Orlando ndërkohë romancën e dashurisë e filluan në vitin 2016, pasi u takuan në “Golden Globe Awards”.