Fifi paralajmëron këngën e radhës në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun

Fifi paralajmëron këngën e radhës në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun

Këngëtarja Filloreta Raçi apo siç njihet me emrin artistik, Fifi, vetëm pak ditë më parë solli këngën e re.

Ajo bashkoi forcat me artistin Young Zerka, gjersa ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë ka marrë miliona klikime në YouTube.

Artistja nga Ferizaj së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës përmes opsionit ‘pyetje – përgjigje’ në Instagram.

“Kur ka me dalë hiti tjetër se mezi po pres?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi – teksa një përgjigje nga Fifi nuk ka munguar duke shtuar se, “Hiti i radhës që e di sigurt që është hit del në tetor, apo Ermal Fejzullahu?”.


26 vjeçarja më tej ka etiketuar edhe artistët me të cilët ka filluar punën në këtë këngë, përfshirë Fatjon Miftarin, Mixey, prezantuesen Argjira Spanca dhe produksionin Imagine Films.

Përveç prurjeve të reja muzikore, Fifi këtë kohë është përfolur edhe për ndryshimin drastik që e ka bërë në dukje.

Siç tregon, ajo deri më tani ka humbur 25 kilogramë.